Nuk futen në shkollë pa bërë vaksinën, vendimet e fundit të qeverisë

  • A.P /
  • 06 August 2021 - 19:15
Nuk futen në shkollë pa bërë vaksinën, vendimet e fundit të qeverisë

Mësuesit në Itali nuk do të futen në shkollë pa vërtetuar që janë vaksinuar. Ky është vendimi i fundit i qeverisë italiane, pas shqetësimit të madh të variantit Delta që po qarkullon me shpejtësi kohët e fundit.

Kryeministri italian, Mario Draghi, kërkoi për të përfshirë të gjithë mësuesit, studentët e universitetit dhe transportin në distanca të gjata nga 1 shtatori.

Lidhur me kërkesën për mësuesit, nëse nuk janë vaksinuar do të kthehen në shtëpi, dhe nuk do t’u paguhen mungesat pas 5-ditësh.

‘Green Pass’ është një certifikatë digjitale ose në formë letre që tregon nëse një person është vaksinuar ose ka rezultuar negativ ndaj testit të Covid-19. Kjo pasaportë kërkohet nga udhëtarët në mënyrë që të përdorin transportin publik.

“Zgjedhja e qeverisë është të investojë sa më shumë në ‘Green Pass’ për të shmangur mbylljet dhe për të mbrojtur lirinë”,- tha për mediat ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Duke nisur nga sot, qeveria italiane vendosi që ‘Green Pass’ të kërkohet në restorante të mbyllura, si dhe në shërbime të tjera dhe aktivitete.

Deri tani, rreth 65 për qind e popullsisë së Italisë ka bërë të paktën një dozë të vaksinës.

(Kosova Sot Online)