A e ka shikuar Daut Haradinaj serialin Peaky Blinders?

  • A.P /
  • 06 August 2021 - 21:34
A e ka shikuar Daut Haradinaj serialin Peaky Blinders?

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, është sfiduar edhe në rubrikën e rrjeteve sociale.

Ndër të tjera, atij i është publikuar edhe një kolazh i fotografive ku ka qenë ai dhe personazhi kryesor i serialit “Peaky Blinders”, i njohur si Thomas Shelby, ku dyshja shihen të veshur me një stil të ngjashëm.

Megjithatë, Haradinaj ka deklaruar se nuk e ka ndjekur këtë serial, ani pse deklaroi se gjatë pandemisë ka ndjekur shumë seriale.

Ai po ashtu ka sqaruar edhe momentin e kësaj fotografie, ku ai duket shumë i ngjashëm në veshje me Thomas Shelbyn.

(Kosova Sot Online)