Kalifornia po digjet nga flakët

  • A.P /
  • 06 August 2021 - 23:31
Kalifornia po digjet nga flakët

Ndërsa moti i nxehtë, i thatë dhe i ashpër goditi Kaliforninë, zjarri më i madh përfshiu komunitetin e Sierra Nevadas duke djegur pjesën më të madhe të qendrës së qytetit që përfshinte dhjetëra shtëpi prej druri të vjetra më shumë se një shekull.

Banorët kanë humbur shtëpitë, bizneset dhe e gjithë zona historike në qendër të qytetit është zhdukur.

Ata kanë arritur të dëshpëruar që të marrin fotografitë nga muret e shtëpive, bizhuteritë edhe dokumentet e rëndësishme dhe flaket kanë përpirë gjithçka.

Zyrtarët ende nuk e kanë vlerësuar ende numrin e saktë të ndërtesave të djegura, por besohet se mbi 100 shtëpi janë kthyer në shkrumb e hi.

Rreth dy orë me makinë me në jug, dhjetëra shtëpi u dogjën pranë Colfax, një qytet ku rreth 6,000 njerëz u urdhëruan të evakuoheshin.

Ende po hetohet për shkakun e zjarreve, por ka të dhëna se mund të jetë ndezur kur një pemë ra në njërën prej linjave të energjisë elektrike.

Zjarri vazhdon të kërcënojë më shumë se 10 mijë shtëpi të tjera në Greenville dhe në Malet e  Sierra Nevadas.

Ekipet e zjarrfikësve po punojnë kundër flakëve por në tre javë, janë djegur 322,000 hektarë pyje.

(Kosova Sot Online)