Në Suharekë babai e kanosë djalin me pushkë gjuetie

  • E.K /
  • 07 August 2021 - 10:10
 Në Suharekë babai e kanosë djalin me pushkë gjuetie

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person dje në Suharekë e ka kanosur me pushkë gjuetie djalin e tij.

Sipas policisë, deri tek ky incident ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes tyre.

Nga i dyshuari policia ka konfiskuar një pushkë gjuetie me leje të skaduar.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Suharekë 06.08.2021 – 15:00. Viktima mashkull  kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me babanë e tij, të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti e kishte kanosur me një pushkë gjuetie. Policia nga i dyshuari ka konfiskuar një pushkë gjuetie me leje te skaduar. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Foto ilustruese

(Kosova Sot Online)