114 pacientë të shtrirë në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme në Kosovë

  • E.K /
  • 07 August 2021 - 12:24
 114 pacientë të shtrirë në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme në Kosovë

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 114 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas SHSKUK’së, 83 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

75 pacientë janë me oksigjeno terapi.

Njoftimi i plotë:

7 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

114 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

83 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

75 me oksigjeno-terapi

Në QKUK, 75 pacientë të shtrirë, 40 prej tyre Covid-19 pozitivë, 53 me oksigjeno-terapi.

– Klinika Infektive, 40 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 33 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 39 pacientë, 33 prej tyre Covid-19 pozitivë, 22 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 7 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 8pacientë

– Spitali i Pejës, 11 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 8 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient

(Kosova Sot Online)