Nën kërcënimin e thikës, një të mituri i vidhen paratë, telefoni dhe ora e dorës në Rrugën B në Prishtinë

  • G.G /
  • 07 August 2021 - 12:45
Nën kërcënimin e thikës, një të mituri i vidhen paratë, telefoni dhe ora e dorës në Rrugën B në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një të mituri në Prishtinë i është grabitur telefoni, një ore dore dhe para.

Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 21:00 në “Rrugën B”.

“Viktima mashkull kosovar (i mitur) ka raportuar se tre të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë) i kanë grabitur një telefon, një ore dore dhe para. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e bërë nga Policia.

(Kosova Sot Online)