Sërish kolona në kufi, kaq po zgjasin pritjet

  • G.G /
  • 07 August 2021 - 12:51
Sërish kolona në kufi, kaq po zgjasin pritjet

Gjatë muajve të fundit korrik dhe gusht, ardhja e mërgimtarëve nga vende të ndryshme të Evropës po ndikon në rritjen e kolonave dhe pritjeve në pikat kufitare në hyrje-dalje të Kosovës.

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës pritjet në Merdare arrijnë deri në 40 minuta në hyrje, teksa janë krijuar kolona deri në 150 metra.

Pritje deri në 25 minuta ka edhe në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë.

Po ashtu, pritje 15 minutëshe ka edhe në kufi me Shqipërinë, në Vërmicë, teksa kolonat edhe aty janë deri në 200 metra.

(Kosova Sot Online)