9 mijë e 590 vaksina jepen në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 07 August 2021 - 15:19
 9 mijë e 590 vaksina jepen në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar 9 mijë e 590 vaksina kundër COVID-19.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri është bërë e ditur se deri tani në Kosovë janë administruar 487 mijë e 685 vaksina.

321 mijë e 537 persona janë vaksinuar deri tani në Kosovë.

166 mijë e 148 me persona me dozën e dytë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.590 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 487.685 doza të vaksinës. Deri më sot 166.148 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që së fundmi në vend është rritur numri i rasteve të infektuara me COVID-19.

Andaj nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen sa më shpejtë kundër këtij virusi.

(Kosova Sot Online)