Kapet duke kontrabanduar 400 paketime të flokëve shtesë që përdoren në parukeri

  • G.G /
  • 07 August 2021 - 17:38
Kapet duke kontrabanduar 400 paketime të flokëve shtesë që përdoren në parukeri

Policia e Kosovës ka filluar hetimet ndaj një personi, i cili dyshohet se ka kontrabanduar 400 paketime të flokëve në fshatin Stublinë të Gjilanit.

Policia ka njoftuar se gjatë një kontrolli nga ana e Policisë, në bagazhin e një shtetasi të Serbisë janë gjetur të fshehura 400 paketime të flokëve që përdoren për parukeri.

Rasti dyshohet se ka ndodhur këtë javë, më 3 gusht.

Me urdhër të prokurorit malli është konfiskuar ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)