Lexoni edhe:
Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit, goditje e rendë për drejtësinë e korruptuar!
New York Post ka publikuar një video ku një grua me revole në dorë i afrohet një gruaje tjetër dhe e qëllon në kokë në mes të turmës.
Ngjarja është regjistruar në rrugën Prospect Heights në Brooklyn.
Më pas gruaja e qetë hipën në makinë e ikën sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Viktima është identifikuar si Delia Johnson, 42 vjeçe.
Gruaja afrohet e qëllon direkt në kokë, në momentin kur ajo po diskutonte me disa persona. Pasi viktima u rrëzua e qëlloi edhe me disa plumba të tjerë. Njerëzit vraponin për t’i shpëtuar vdekjes
Burimet nga policia i thanë Fox News se kishin identifikuar autoren dhe po punojnë për arrestimin e saj.
Vëllai i viktimës tha për Daily News se autorja mund ta kishte ndjekur të motrën e cila kishte qenë në një funeral të një miku. “E tmerrshme. Gruaja më vrau motrën” thotë ai.
blob:https://players.brightcove.net/7468a9dc-4a82-44b3-a0b1-761f4d8b4a3a
(Kosova Sot Online)