Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit, goditje e rendë për drejtësinë e korruptuar!

Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit, goditje e rendë për drejtësinë e korruptuar!
Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit, goditje e rendë për drejtësinë e korruptuar!

Blerim Burjani

  • 08 August 2021 - 09:00

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani


Ky raport i radhës i Departamentit Amerikan të Shtetit,  sikurse edhe  shumë raporte të  tjera,  vjen si rezultat i mos verimit të prokurorisë dhe gjyqësie për ta ndal trendin negativ të korrupsionit dhe  të pasurimit pa bazë. Pra shumë persona të  lartë publik lëvizin lirshëm me para të shumta të shpërndara anë e këndë botës  dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë  me ata.  Ata janë të lirë përkundër pasurimit pa bazë përmes parasë publike, duke abuzuar me detyrën zyrtare dhe ligjin.  


Për të mos pasur edhe në të ardhmen raporte të tilla negative të fushës së sundimit të ligjit,  Institucionet e zbatimit të ligjit duhet treguar efikasitet  më të madh për parandalimin e këtyre veprimeve të kundërligjshme që apostrofohen në raportet e organizatave kredibile ndërkombëtare e vendore.  Duhet të ngritën aktakuza të bazuara juridikisht për vepra të shumta  penale të bëra deri me tash  në të gjitha vitet e kaluara në detyrë zyrtare, në pushtet, për cilindo nivel qoftë,  që nga viti 2000 e tutje. Asnjë  zinxhir apo hallkë kriminalë e përbëra nga pushtetar e sotëm dhe të dikurshëm  nuk duhet lejuar të amnistohen, duhet të zbulohen e hetohen sepse deri më tash nuk janë marr as në pyetje së paku formalisht për ndonjë dyshim kalimthi,  e lëre më të ngritën aktakuza e të zhvillohen gjykime e të shqiptohen dënime. Pra këto raporte, sikur është edhe  raporti më i freskët i DASH-it,  nuk janë  asgjë  e re përballë  heshtjes  me dekada të organeve të drejtësisë përballë krimit të organizuar dhe korrupsionit që ka kapë të gjitha segmentet e shtetit.


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"