Zjarre në fshatrat e Ferizajt dhe Gjilanit

  • A.P /
  • 08 August 2021 - 13:23
Zjarre në fshatrat e Ferizajt dhe Gjilanit

Një plantacion i mbjellur me pemë (molla) me sipërfaqe 3-4 hektarë është përfshirë nga zjarri në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt.

Siç njofton policia rasti ka ndodhur dje, ku sipas ankuesit nga zjarri i janë dëmtuar rreth 200 trupa te pemëve dhe sistemi i ujitjes në sipërfaqe prej 30 ari. Zjarri është lokalizuar nga njësiti i zjarrfikësve.

Kurse në fshatin Rahovicë të Ferizajt, dje nga zjarri i shkaktuar në fshat i janë djegur rreth 700 copa duaj ushqim për kafshë.

Zjarrin e përfshirë në një sipërfaqe prej rreth 80-90 hektar e kanë lokalizuar zjarrfikësit. Rasti është duke u hetuar. Zjarri ka përfshirë edhe rreth 20 hektar në fshatin Bukovik të Gjilanit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit,

E në fshati Livoçi i Epërm i Gjilanit, është raportuar për një zjarr në deponinë e cila gjendet rreth një kilometër në afërsi të fshatit të lartcekur.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe njësit i zjarrfikësve të cilët kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin.


(Kosova Sot Online)