
Lexoni edhe:
Autobusi humb kontrollin dhe del nga rruga, 15 të vdekur dhe 17 të plagosur
Mijëra persona kanë protestuar në Paris dhe qytete të tjera franceze në javën e katërt të revoltës kundër pasaportës së detyrueshme shëndetësore për të hyrë në ambiente publike.
Për të hyrë në bare, restorante, trena e spitale, qytetarët duhet të parqesin pasaportën e gjelbër që dëshmon se janë vaksinuar, kanë një test negativ të Covid 19 ose e kanë kaluar tashmë virusin.
Italia, e cila ndoqi shembullin e Francës, po ashtu kërkon pasaportën e shëndetit për të hyrë në muze dhe atraksione të tjera turistike.
Autobusi humb kontrollin dhe del nga rruga, 15 të vdekur dhe 17 të plagosurLexoni edhe:
Mbi 2 mijë persona protestuan dje në Romë, teksa e konsideronin ligjin antikushtetues dhe përçarës.
Ndërkohë, po ashtu edhe qindra qipriotë kanë protestuar para pallatit presidencial kunDër vaksinimit.
Pasaporta e vaksinimit është kundërshtuar edhe nga qytetarë të shteteve tjera.
(Kosova Sot Online)