Trump thotë se nëse s’do të ishte ai, koronavirusi mund të kishte vrarë 100 millionë persona

  • A.P /
  • 08 August 2021 - 16:20
Trump thotë se nëse s’do të ishte ai, koronavirusi mund të kishte vrarë 100 millionë persona

Ish-presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se bota mund të numëronte 100 milionë vdekje nga Covid-19 nëse administrata e tij nuk do ta kishte zhvilluar vaksinën.

“Unë mendoj se nëse ne nuk do të kishim dalë gjatë administratës Trump me një vaksinë ju mund të kishit 100 milionë njerëz të vdekur ashtu siç kishit në vitin 1917”, tha ish -presidenti në një intervistë me drejtuesin e Fox News Dan Bongino që u transmetua të shtunën mbrëma.

Ish-presidenti amerikan, cili po diskutonte rihapjen e shkollave, thotë se është shumë krenar që “vaksina ka rezultuar kaq efektive për botën.”

Ai pretendon se pa të Amerika do të kishte parë vdekje të ngjashme me ato nga gripi spanjoll, që besohet se ka vrarë 40 deri në 100 milionë persona në të gjithë botën.

Ish -presidenti tha gjithashtu se shpreson që mësimdhënësit janë duke u vaksinuar në mënyrë që shkollat ​​të rihapen.

(Kosova Sot Online)