Gjendja e zjarrfikësve: Të shtrirë e të rraskapitur pas orëve të gjata lufte me flakët

  • A.P /
  • 08 August 2021 - 16:56
Gjendja e zjarrfikësve: Të shtrirë e të rraskapitur pas orëve të gjata lufte me flakët

Greqia është një nga vendet që po përballet me zjarre të shumta këtë sezon veror.

Mijëra hektar tokë dhe shumë objekte janë shkrumbuar në shtetin helen, ndërsa qindra banorë janë evakuuar nga banesat e tyre për shkaqe sigurie.

Mediat e huaja kanë publikuar foto ku shihen zjarrfikës vullnetarë duke pushuar, pas disa orës intensive lufte me flakët. Personat në foto janë identifikuar si anëtarë të Shoqatës së Vullnetarëve të Mbrojtjes së Pyjeve.

 

(Kosova Sot Online)