Kërkohet përjashtimi nga puna i mësimdhënësve në Kosovë që nuk vaksinohen

  • E.K /
  • 09 August 2021 - 11:34
Kërkohet përjashtimi nga puna i mësimdhënësve në Kosovë që nuk vaksinohen

Analisti politik Agron Demi, ka kërkuar që asnjë mësimdhënës që nuk është plotësisht i vaksinuar të mos lejohet në klasë.

Ai madje ka kërkuar edhe përjashtimin e tyre nga puna.

Demi është shprehur i shqetësuar se si mësimdhënësit po refuzojnë vaksinat anti-Covid, madje po shpërndajnë në rrjete sociale teori konspirative kundër vaksinimit.

Reagimi i Demit në Facebook:

Tepër shqetësuese kur edhe mësimdhënësit refuzojnë vaksinat, e për më tepër edhe shpërndajnë në rrjete sociale teori konspirative kundër vaksinimit. Qysh mundet me dhënë mësim dikush që nuk beson në shkencë?!

Sa ma shpejtë MASH duhet me nxjerrë vendim që nuk lejon në klasë asnjë mësismdhënës që nuk është plotësisht i vaksinuar dhe përjashtimin e tyre nga puna.

(Kosova Sot Online)