Ndodh një herë në 1 milionë: Lindin trinjaket identike

  • G.G /
  • 09 August 2021 - 13:19
Ndodh një herë në 1 milionë: Lindin trinjaket identike

Tri vajza binjake identike kanë ardhur në jetë më 8 korrik në spitalin e Universitetit të Penslivanisë në Filadelfia.

Një lindje që ndodh një herë në 1 milionë ka lumturuar prindërit e Anastasia, Olivia dhe Nadia.

“Ato janë nga e njëjta vezë, duke ndarë të njëjtën placentë me tre qese amniotike të veçanta. Është kaq e rrallë”, tha babai i tyre, Mark Bodrog

Vogëlushet tani janë 34 javë dhe janë dërguar në shtëpi në New Jersey ku i pritën dy motrat e mëdha, Izabella 3 vjeç dhe Sofia, 2 vjeç.

https://www.youtube.com/watch?v=5mbFJPNe9CM

(Kosova Sot Online)