Protesta kundër Bregoviqit, arsyetohet njëri nga pjesëmarrësit: Policia na dha leje vetëm për 3 veta

  • G.G /
  • 09 August 2021 - 13:31
Protesta kundër Bregoviqit, arsyetohet njëri nga pjesëmarrësit: Policia na dha leje vetëm për 3 veta

Dje, ish-deputeti i Shqipërisë, Kujtim Gjuzi bashkë me kolegun e tij Selami Jenishehri dhe dy miq të tjerë, dolën në protestë në Korçë, duke kërkuar mospjesëmarrjen e Goran Bregoviqit në festën e Birrës në Korçë.

Ata u raportua se nuk kishin mbështetje në numër. Ishin vetëm 4 persona.

Ndaj Jenishehri ka menduar ta bëjë një sqarim për të gjithë, duke thënë se Policia e Korçës u kishte dhënë leje për vetëm 3 vetë, dhe ata respektuan ligjin.

https://www.facebook.com/selami.jenishehri/posts/4150583751677384

(Kosova Sot Online)