Vajza e infektuar me ethet e minjve në gjendje të rëndë

  • E.K /
  • 09 August 2021 - 14:47
 Vajza e infektuar me ethet e minjve në gjendje të rëndë

Një vajzë 8 vjeçare është infektuar me ethet e minjve.

Ajo është e shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK ku po merr trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar  u.d drejtori i kësaj klinike, Arben Vishaj.

Ai ka thënë se gjendja e fëmijës është stabile por e rëndë

“Gjendja e fëmijës është stabile por e rëndë edhe më tutje”, është shprehur ai.

Kujtojmë që edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur sot se është regjistruar rasti i parë për këtë vit me ethet e minjve.

Nga IKSHPK u kanë bërë thirrje prindërve që të kenë kujdes.

(Kosova Sot Online)