Fotoja e 81-vjeçares që u bë virale, ky është krahasimi që po i bëhet

  • E.K /
  • 09 August 2021 - 14:51
 Fotoja e 81-vjeçares që u bë virale, ky është krahasimi që po i bëhet

Fotografia tronditëse e 81-vjeçares që mban gjoksin dhe mbyll sytë, pasi gjithçka rreth saj digjet, po bën xhiron e internetit dhe është bërë virale.

Përmes kësaj pamje të dhimbshme, fotografi Konstantinos Tsakalidis, kapi në mënyrë perfekte trishtimin dhe dëshpërimin e banorëve të Evisë veriore ne Greqi, gjatë këtyre orëve tragjike, përballë katastrofës së shkaktuar nga zjarret.

Në fakt, ka shumë që krahasojnë imazhin e gruas veshur me të zeza me pikturën elokuente të artistit ekspresionist norvegjez Edward Munch “Scream”.

Madje thuhet se fotografi mund ta ketë kapur këtë moment duke pasur në mendje ”Ulërimën” e Munch.

(Kosova Sot Online)