Kishte urdhërarrest nga Kanada, arrestohet në Morinë 21-vjeçari nga Gjilani

  • A.P /
  • 09 August 2021 - 16:29
Kishte urdhërarrest nga Kanada, arrestohet në Morinë 21-vjeçari nga Gjilani

Është arrestuar në pikën kufitare në Morinë, A.K., 21-vjeçar që banonte në Gjilan, e që ishte shpallur tash e një kohë në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje e shkallës së dytë”.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është burgim i përjetshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur policia shqiptare me anë të një postimi në Facebook.

Njoftimi i plotë i policisë së Shqipërisë:

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Kanadasë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje e shkallës së dytë”.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: A. K, 21 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë. 

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Ottaëa, Kanada, pasi Gjykata e Edmonton, Alberta, Kanada ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale “Vrasje e shkallës së dytë”.  

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është burgim i përjetshëm.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kanadasë.


(Kosova Sot Online)