Memli Krasniqi merr dozën e dytë të vaksinës: Mbrojtja më e mirë nga COVID-19

  • A.P /
  • 09 August 2021 - 19:16
Memli Krasniqi merr dozën e dytë të vaksinës: Mbrojtja më e mirë nga COVID-19

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi sot ka marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID dhe ka apeluar te qytetarët të vaksinohen.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se vaksina është mbrojtja më e mirë nga Covid 19.

“Duke u vaksinuar mbrojmë shëndetin e njëri-tjetrit dhe evitojmë një mbyllje tjetër të vendit që do të ishte fatale për ekonominë tonë. Sot e mora edhe dozën e dytë të vaksinës. Ftoj secilin qytetarë që të vaksinohet”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)