‘Shpëtoi’ nga flakët, pastrohet ajri në tunelin e Kalimashit

  • E.K /
  • 10 August 2021 - 10:25
 ‘Shpëtoi’ nga flakët, pastrohet ajri në tunelin e Kalimashit

Një pamje krejt ndryshe nga nata e kaluar na shfaqet këtë mëngjes në tunelin e Kalimashit, i cili dje ishte “pushtuar” nga flakët.

Sot ajri është më i pastër dhe nuk vihet re tymi mbytës që ishte përhapur gjithandej mbrëmjen e kaluar.

Operacioni i shuarjes së flakëve në Kukës është i përqendruar në dy vatrat e zjarrit tek “Laku i Thive” dhe “Qafa e Kumbullës”, në Malin e Rrunës.

Mësohet se në këto dy vatra janë forcat e Emergjencave Civile, shërbimi zjarrfikës Kukës, trupat e ushtrisë së Kosovës dhe zjarrfikësit e Kosovës. Situata paraqitet kritike deri në këto momente dhe në rrezik janë pesë banesa me rreth 30 banorë të lagjes Lepraj.

Situata kritike në dy vatrat tek “Laku i Thive” e “Qafa e Kumbullës”, rrezikohen 5 banesa. Në fshatin Shën Mëri, aktualisht nuk ka rrezik për banesat, por për çdo rast raportohet se janë marrë masat nga ana e bashkisë Kukës për evakuimin dhe akomodimin e banorëve në shkollën e fshatit.

Ndërsa, sa i përket situatës në Kalimash, mbi tunel është shuar pjesa nga ana e Kukësit ndërsa sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile, situata është kritike nga ana e Fanit në Thirrë.

Në majën e Rrunës, krahas forcave tokësore po ndërhyhet edhe me helikopter.

https://www.facebook.com/watch/?v=4334565609899360

(Kosova Sot Online)