Zbuloni cili është “Aeroporti më i mirë në botë” për vitin 2021

  • E.K /
  • 10 August 2021 - 11:20
 Zbuloni cili është “Aeroporti më i mirë në botë” për vitin 2021

Për herë të parë pas gati një dekade, aeroporti Changi i Singaporit ka humbur vendin e tij në krye të renditjes vjetore të Skytrax për aeroportet më të mira në botë.

Aeroporti Ndërkombëtar Hamad i Dohas, i cili vitet e fundit po merr shumë zhvillim dhe shumë vëmendje është shpërblyer me çmimin si “Aeroporti më i mirë në botë”për vitin 2021.

Këtë vit, aeroporti Changi në Singapor u rendit i treti, edhe pse shumë udhëtarë janë kanë shprehur mendime pozitive për të duke thënë se ka shërbime cilësore.

Por aeroporti i Dohas vitet e fundit për shkak të kompanisë ajrore Qatar Airways, dhe investime të qeverisë së Katarit ka shtuar shumë shërbimet dhe ka rritur cilësinë.

Udhëtarët në Qatar Airways mund të shijojnë turne falas në qytet, akomodim dhe ushqim falas dhe shumë shërbime të tjera që nuk i gjen në aeroporte të tjera.  

Çmimet Botërore të Aeroportit votohen nga udhëtarët në një studim global të kënaqësisë së aeroportit të kryer nga Gushti 2020 deri në Korrik 2021.

Kjo është lista e plotë e 10 më të mirëve në kategorinë “Aeroporti më i mirë në botë”: Aeroporti Ndërkombëtar Hamad, aeroporti i Tokios Haneda, aeroporti Changi i Singaporit, aeroporti Ndërkombëtar Incheon, aeroporti Narita i Tokios, aeroporti i Mynihut, aeroporti i Cyrihut, aeroporti Heathrow i Londrës, aeroporti Ndërkombëtar i Kansai dhe aeroporti Ndërkombëtar i Hong Kongut.

(Kosova Sot Online)