E mitura plagos një grua në Prishtinë

  • E.K /
  • 10 August 2021 - 11:27
 E mitura plagos një grua në Prishtinë

Një grua ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK pasi dje është qëlluar aksidentalisht me pushkë ajrore nga një e mitur.

Pronari i pushkës ajrore është intervistuar dhe më pas është liruar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë 09.08.2021-11:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, pasi që e njëjta dyshohet se aksidentalisht është qëlluar me pushkë ajrore nga e mitura femër kosovare. Në vendin e ngjarjes nga i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar  dy pushkë ajrore. I dyshuari (pronari )është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)