Pamje: Burri me karrocë bie mbi binarë, e shpëtojnë pak sekonda para ardhjes së trenit

  • E.K /
  • 10 August 2021 - 11:52
 Pamje: Burri me karrocë bie mbi binarë, e shpëtojnë pak sekonda para ardhjes së trenit

Në internet është publikuar një video ku një burrë me karrocë shihet se ka rënë mbi binarët e një stacioni nëntokësor të trenit.

Një burrë tjetër zbret dhe fillimisht e largon karrocën nga binarët dhe më pas e kap edhe burrin që s’mund t’i lëvizë këmbët.

Në video shihen edhe njerëz të tjerë duke bërë panik dhe duke e ndihmuar burrin që ndodhej në hekurudhë pak para ardhjes së trenit.

Videon e ka publikuar tabloidi britanik, Daily Mail, i cili raporton se ngjarja ka ndodhur në Nju Jork.

Treni vjen vetëm disa sekonda pasi të dy burrat largohen nga binarët.

https://fb.watch/7i1onvvsQf/

(Kosova Sot Online)