Ministri Peleshi falënderon FSK-në dhe zjarrfikësit për ndihmë në luftimin e zjarreve

  • E.K /
  • 10 August 2021 - 11:57
 Ministri Peleshi falënderon FSK-në dhe zjarrfikësit për ndihmë në luftimin e zjarreve

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi ka deklaruar se situata mbi tunelin e Kalimashit është stabilizuar nga flakët dhe tymi i djeshëm.

Ministri Peleshi në një postim në rrjetin social Facebook ka falënderuar edhe trupat e Forcave të Sigurisë së Kosovës që kanë filluar angazhimin sot tek ‘Laku i Thive’.

Peleshi tha se janë duke punuar për eleminimin e vatrave të zjarrit.

Lexoni të plotë postimin e Peleshit:

Mbi tunelit e Kalimasht – tani larg flakëve dhe tymit.

Pune heroike e zjarrfikësve, Forcave të Armatosura dhe pushtetit vendor.

Mirënjohje Falënderim edhe për mbështetjen e trupave nga Kosova që kane filluar angazhimin sot tek Laku i Thive, Njësia Administrative Malzi

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj një shqiptar me vepra

Vazhdojmë punë për eliminimin e vatrave.

(Kosova Sot Online)