Rritet numri i shtatzënave të infektuara me COVID-19, kërkohet vaksinimi i tyre

  • E.K /
  • 10 August 2021 - 12:38
 Rritet numri i shtatzënave të infektuara me COVID-19, kërkohet vaksinimi i tyre

Një numër rekord i grave shtatzëna u shtruan në kujdesin intensiv me Covid muajin e kaluar, tregojnë të dhënat, pasi mjekët ngritën shqetësime për hezitimin për bërjen e vaksinës tek nënat në pritje.

Shifrat nga Qendra Kombëtare e Auditimit dhe Kërkimit të Kujdesit Intensiv treguan se në Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut 66 gra shtatzëna përfunduan në kujdesin intensiv në korrik.

Ky është numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë dhe tre herë më shumë se prilli i vitit të kaluar.

Ndërkohë që mjekët apelojnë që ato të vaksinohen sa më parë.

Numri i nënave të ardhshme në kujdesin intensiv është rritur në mënyrë të vazhdueshme muajt e fundit, ndërsa mosha mesatare e shtrimit të tyre është 32 vjeç.

Shkencëtarët zbuluan se më shumë se 99% e grave shtatzëna të shtruara në spital me Covid-19 janë të pavaksinuara, dhe janë të infektuara me variantin Delta që paraqet një rrezik akoma më të madh.

Studiuesit në Universitetin e Oksfordit i kanë përshkruar gjetjet e tyre si “shqetësuese”, duke thënë se një në 10 gra shtatzëna të shtruara në spital me simptoma të Covid-19 shpesh kërkojnë kujdes intensiv.

Ndërkohë Vaksinat Pfizer dhe Moderna rekomandohen për gratë shtatzëna në Mbretërinë e Bashkuar sepse këto vaksina i janë dhënë mbi 130,000 grave shtatzëna në SHBA dhe të dhënat nuk kanë ngritur ndonjë shqetësim sigurie.

(Kosova Sot Online)