Jeff Bezos bie në renditje, ja kush e zuri vendin e njeriut më të pasur në botë

  • E.K /
  • 10 August 2021 - 13:53
 Jeff Bezos bie në renditje, ja kush e zuri vendin e njeriut më të pasur në botë

Për një kohë të gjatë, themeluesi i ‘Amazon’, Jeff Bezos mbante titullin si njeiur më i pasur në botë.

Vlera totale e pasurisë së tij shkonte 186 miliard dollarë, shifër kjo e çmendur krahasuar me njerëz të tjerë të pasur.

Mirëpo, tashmë Jeff nuk e mban më këtë titull pasi pasuria e tij ka pësuar një rënie kohët e fundit dhe në krye tashmë qëndron Richard Arnault, pronari i markës luksoze “Louis Vuitton”.

Ky i fundit, raportohet se ka një pasuri me vlerë 196 miliardë dollarë.

Përkundër pandemisë, me të cilën e gjithë bota po lufton ende, “Louis Vuitton” pati një rritje të fitimeve kur vaksina filloi të shpërndahej dhe njerëzit nisën të blinin përsëri.

Në fakt, shumë prej markave të kompanisë regjistruan shitje rekord në gjysmën e parë të 2021-it, raporton “Insider”.

(Kosova Sot Online)