Rritet numri: 562 raste të reja mekoronavirus dhe 2 viktima në Kosovë

  • E.K /
  • 10 August 2021 - 14:55
 Rritet numri: 562 raste të reja mekoronavirus dhe 2 viktima në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar dy viktima nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 562  raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 78  persona nga ky virus.

Deri tani, numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 110 mijë e 194.

Numri i viktimave ka shkuar në 2 mijë e 271.

(Kosova Sot Online)