Lexoni edhe:
Parkuan veturat e tyre buzë detit, por ja surpriza që u ndodhi atyre
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka marrë vendim që të bëhet hetim zyrtar për importin e bllokave nga Serbia.
Në arsyetimin e paraqitur në vendim thuhet se të gjeturat e analizës preliminare të kryera nga Departamenti i Tregtisë si pjesë e rivlerësimit të bërë para skadimit të masës mbrojtëse antidamping prej 0.02€ për bllokat dhe analizës aktuale, tregojnë që ka elemente se importi i këtyre produkteve nga Serbia po vazhdon të shkaktojë dëme materiale përmes çmimeve damping ndaj industrisë se prodhuesve vendor te materialit ndërtimor nga argjila.
Parkuan veturat e tyre buzë detit, por ja surpriza që u ndodhi atyreLexoni edhe:
“Duke analizuar ketë sektor para dhe pas shfuqizimit të masës mbrojtëse antidamping, të dhënat e dala nga hulumtimi preliminar i bërë nga Departamenti i Tregtisë në bashkëpunim me Komisionin për Vlerësimin e Detyrimeve të Veçanta në Importe dhe takimit me Shoqatën e Prodhuesve të Materialit Ndërtimor nga Argjila, tregojnë për një tendence të dëmtimit të prodhimit vendor nga produktet e importuara nga Serbia, në drejtim të çmimeve damping”
“Duke u bazuar në ligjin për Masat Antidamping dhe Masat Kundër balancuese përkatësisht nenit 28 Departamenti i Tregtisë në konsultim me Komisionin e Detyrimeve të Veçanta në Importe rekomandon marrjen e vendimit për hapjen e hetimit zyrtar për importin e bllokave standard me dimensione 19x19x25 nga Serbia me dyshimet se një importi tillë i bllokave te importuar nga Serbia në Kosovë po vazhdon të shitet me çmime më të ulëta se çmimi i tyre në tregun e brendshëm në Serbi dhe rrjedhimisht një import i tillë rrezikon prodhimin vendor për shkak të çmimeve joreale”, thuhet në vendimin e ministres Hajdari.
(Kosova Sot Online)