“S’lexoj sa Albini” – Melihate Tërmkolli tregon pasionin për librin

  • A.P /
  • 10 August 2021 - 21:23
“S’lexoj sa Albini” – Melihate Tërmkolli tregon pasionin për librin

Ish-deputetja Melihate Tërmkolli tregoi se ka pasion leximin e librave.

“Leximi është ushqim i trurit”, tha Tërmkolli ndër të tjera.

Por “s’lexoj sa Albini”, tha ajo me shaka për kryeministrin Albin Kurti.

“S’mund të pretendosh me qenë në politikë dhe të  jesh larg rrjedhave edhe në letërsi, shkencë e filozofi. Janë të gjitha pjesë që e kompletojnë një personalitet”, theksoi ajo.

Ajo tregoi se edhe në rastet më të vështira kanë qenë librat ato që e kanë ndihmuar.

(Kosova Sot Online)