Tërmkolli tregon nëse do t’i bashkohet VV’së

  • A.P /
  • 10 August 2021 - 21:35
Tërmkolli tregon nëse do t’i bashkohet VV’së

Anëtarja e LDK’së, Melihate Tërmkolli, ka treguar nëse do t’i bashkohej Vetëvendosjes.

E pyetur se a do t’i bashkohej partisë së Kurtit, Tërmkolli është përgjigjur shkurt “Jo”.

“Isha bashkuar me secilin për realizimin e projekteve nacionale”, ka thënë Tërmkolli.

“Por, për ideologjinë me Kurtin, jo”, tha Tërmkolli.

Ndër të tjera, Tërmkolli tregoi se ka pasion leximin e librave.

“Leximi është ushqim i trurit”, tha Tërmkolli ndër të tjera.

Por “s’lexoj sa Albini”, tha ajo me shaka për kryeministrin Albin Kurti.

“S’mund të pretendosh me qenë në politikë dhe të  jesh larg rrjedhave edhe në letërsi, shkencë e filozofi. Janë të gjitha pjesë që e kompletojnë një personalitet”, theksoi ajo.

Ajo tregoi se edhe në rastet më të vështira kanë qenë librat ato që e kanë ndihmuar.

(Kosova Sot Online)