Shkon mbi 4,48 miliardë numri i dozave të vaksinës të administruara në gjithë botën

  • E.K /
  • 11 August 2021 - 10:45
 Shkon mbi 4,48 miliardë numri i dozave të vaksinës të administruara në gjithë botën

Numri i vaksinave të COVID-19 që janë administruar në gjithë botën ka tejkaluar shifrën 4,48 miliardë. Sipas të dhënave të “Ourworlindata.org” ku përpilohen të dhënat për vaksinimin kundër COVID-19, Kina renditet e para me mbi 1 miliard e 780 milionë doza të administruara e ndjekur nga India me 508 milionë e 660 mijë doza dhe SHBA-ja me 351 milionë e 930 mijë.

Më pas vjen Brazili me 152 milionë e 990 mijë, Japonia me 102 milionë e 910 mijë, Gjermania me 95 milionë e 330 mijë, Britania me 86 milionë e 610 mijë, Turqia me 78 milionë e 552 mijë. Renditja vijon me Francën me 77 milionë e 630 mijë, Indonezia me 75 milionë e 660 mijë, Meksika me 72 milionë e 490 mijë, Italia me 72 milionë e 160 mijë, Rusia me 66 milionë e 370 mijë dhe Spanja me 59 milionë e 110 mijë doza.

(Kosova Sot Online)