Arrestohet 47-vjeçari nga Ferizaj i kërkuar me urdhër të gjykatës

  • E.K /
  • 11 August 2021 - 11:07
 Arrestohet 47-vjeçari nga Ferizaj i kërkuar me urdhër të gjykatës

Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, ka arritur që, sot të arrestojë një person nga Ferizaj, me inicialet B.I (M/K) , i moshës 47 vjeçare.

Ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale : ‘’Blerja, posedimi , shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajve.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)