Këtë vit mërgimtarët u treguan më dorëlirë, kaq para dërguan për pesë muaj

  • G.G /
  • 11 August 2021 - 13:36
Këtë vit mërgimtarët u treguan më dorëlirë, kaq para dërguan për pesë muaj

Shuma e parave që kanë dërguar mërgimtarët në pesë muajt e parë të këtij viti, ka shënuar rritje krahasuar me pesëmujorin e parë të vitit të kaluar.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli, në një intervistë.

Sipas Havollit, këtë vit diaspora ka dërguar 95 milionë euro më shumë.

Në këtë shifër, nuk përfshihen paratë që kanë shpenzuar ata gjatë pushimeve, por që thotë se pas përfshirjes së këtyre shpenzime, do të jetë një shifër e jashtëzakonshme.

(Kosova Sot Online)