Deputeti i VV’së: Kurti është dashur të konsultohej me Ramën përpara refuzimit të “Open Balkan”

  • A.P /
  • 11 August 2021 - 18:58
Deputeti i VV’së: Kurti është dashur të konsultohej me Ramën përpara refuzimit të “Open Balkan”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka thënë shprehur se as Kosova dhe as Shqipëria nuk mund t’i zgjedhin problemet duke “vallëzuar në vallen serbe”.

Ai, ka thënë se të dy vendet, kryeministrat Albin Kurti dhe Edi Rama është dashur ta diskutojnë këtë çështje bashkë.

“Është sjellje naive në kuptimin politik i Edi Ramës që ka iniciuar [Balkan Open] por edhe klasa jonë politike në Prishtinë në që e ka refuzuar pa e diskutuar gjithçkajen”, ka deklaruar ai.

“Është dashur ta diskutojë gjithsesi”, është përgjigjur ai kur është pyetur nëse Kurti ka bërë mirë që ka refuzuar pjesëmarrjen në këtë nismë”, ka shtuar tutje ai.

Sidoqoftë, përgjatë ditës së sotme,  nga Qeveria gjermane kanë mbështetur çfarëdo bashkëpunimi rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimore.

“Çfarëdo bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor është i dobishëm. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që bashkëpunimi të mbetet gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjashtë vendet në rajon. Kjo është arsyeja pse ne e mbështesim fuqishëm Planin e Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal”, është deklaruar për Gazetën Express një zëdhënës i Qeverisë gjermane.

(Kosova Sot Online)