Dragica Gashiq në Gjakovë: Zoti është në anën time, jam e lumtur për vendimin e gjykatës

  • A.P /
  • 11 August 2021 - 22:39
Dragica Gashiq në Gjakovë: Zoti është në anën time, jam e lumtur për vendimin e gjykatës

E rikthyera serbe, Dragica Gashiq, i është gëzuar vendimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë e cila hodhi poshtë padinë ndaj saj për një masë të përkohshme.

Ajo është shprehur e lumtur që ka fituar rastin për të jetuar në shtëpinë e saj

“Jam fort e lumtur, Zoti është në anën time. E di që drejtësia është në anën time. Banesa është pronë e imJa dhe me dokumentacion jam në rregull”, është shprehur ajo.

Gashiq ka thënë se nuk e ka kuptuar se pse protestohet ndaj saj në Gjakovë.

“U dëshmua e vërteta dhe drejtësia dhe i falënderoj avokatët e angazhuar nga Zyra për Kosovë dhe drejtori Petar Petkoviq. Jam falënderuese ndaj tyre për mbështetjen dhe kujdesin njerëzor, që i nevojitet çdo personi”.

“Tani besoj se komuna do të më lejojë ta rregullojë apartamentin”.

(Kosova Sot Online)