Historia prekëse e kukullës gjigante që shëtit në 7 shtete

  • E.K /
  • 12 August 2021 - 08:59
 Historia prekëse e kukullës gjigante që shëtit në 7 shtete

Amali është kukulla që do të përshkojë 8000 km nga Turqia në Angli, në një udhëtim që përfaqëson historitë e miliona fëmijëve refugjatë që janë të detyruar të lënë vendlindjen madje shpesh herë edhe pa prindërit e tyre.

Nisma e quajtur “The Walk” është një pjesë e një projekti për të rritur ndërgjegjësimin e vështirësive që hasin emigrantët nën moshën 18 vjeç.

Maskota gati 4 metra e gjatë do të kalojë kufijtë e 8 shteteve, fillimisht në Turqi, Greqi, Itali, Francë, Zvicër, Gjermani, Belgjikë dhe në fund në Mançester të Anglisë më 3 Nëntor.

Ecja e kukullës mundësohet nga 4 animatorë profesionistë nga një person tek secili krah, një tek pjesa e shpinës dhe një brenda trupit.

Drejtori artistik i projektit Amir Nizar Aubi, është shprehur se është pikërisht fokusimi i botës në probleme të tjera që i jep kaq rëndësi këtij projekti për ta kthyer fokusin në krizën e refugjatëve.

Amali është bazuar nga një personazh nga Goog Chance Theatre dhe një produksion i tyre i titulluar “Xhungla”, një vepër për refugjatët e kampit Calis në Francë, ku tregohet historia e një vajze siriane që kërkon nënën e saj.

Tashmë Amali ka përmbushur pjesën e parë të udhëtimit të saj nga kufiri Turqi-Siri dhe do të niset për në Greqi. Në çdo qytet ku do të ndalohet do të zhvillohen festivale dhe mblidhen fonde  për ta mbështetur.

(Kosova Sot Online)