Bekim Haxhiu: Qeveria Kurti anashkaloi në procesin e vaksinimit Naser Ramadanin e Isuf Dedushajn

  • E.K /
  • 12 August 2021 - 11:48
 Bekim Haxhiu: Qeveria Kurti anashkaloi në procesin e vaksinimit Naser Ramadanin e Isuf Dedushajn

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në fjalën e tij në Kuvend tha se pandemia nuk është brengë e Qeverisë Kurti. Ai u shpreh se Albin Kurti dhe Arben Vitia kanë dështuar që të realizojnë vaksinimin për të gjithë qytetarët.

Sipas Haxhiut, qytetarët do të penalizohen për shkak të dështimit të Kurtit e Vitisë.

“Nuk është brengë e qeverisë pandemia, por pushteti, luksi dhe favoret e tij…Qytetarët do të penalizohen për shkak të dështimit të Albin Kurtit e Arben Vitisë….Qeveria ka dështuar ta realizojë vaksinimin masiv të qytetarëve…Albin Kurtid he Arben Vitia planifikuan që 60% t’i vaksionojnë deri në fund të vitit, duke mos llogaritur se varianti delta kishte kapluar botën dhe Evropën”, u shpreh Haxhiu ndër të tjera.

Ai tha se Qeveria në krejt proceset vendosi njerëz pa përvojë, që nuk ishin të specializuar në fushën e vaksinimit.

“Qeveria ka anashkaluar si profesor Isuf Dedushaj e Naser Ramadanin, që i kemi parë shumë pak në media kohëve të fundit….Janë anashkaluar dhe në krye të procesit kanë vendosur njërëz pa përvojë”, tha ai tutje.

Teksa tha se kanë dhënë mbështetje për asistentët e tyre, këshilltarët etj.

(Kosova Sot Online)