Në Kamenicë peshkohet një peshk rreth 1.5 metra i gjatë

  • G.G /
  • 12 August 2021 - 13:08
Në Kamenicë peshkohet një peshk rreth 1.5 metra i gjatë

Një peshk rreth 1.5 metra i gjatë është peshkuar mbrëmë në Liqenin e Rubovcit në Kamenicë.

Kështu ka shkruar fotografi Arian Mavriqi, i cili e ka publikuar një foto të këtij peshku, të shkrepur nga Blerim Demolli.

“Peshku i ksaj madhësie (Siluri) eshtë peshkuar mbremë në Liqenin e Rubovcit (Kamenicë). Foto by: Blerim Demolli”, ka shkruar Mavriqi.

Ky peshk zakonisht gjendet në zona të gjera të Evropës qendrore, jugore dhe lindore, në pellgjet e Detit Baltik, Detit të Zi dhe Detit Kaspik.

Është peshk i ujërave të ëmbla,i njohur nga koka e tij e gjerë, e sheshtë dhe goja e gjerë. Ai mund të jetojë të paktën pesëdhjetë vjet.

Siluri zakonisht jeton në liqe të mëdhenj, të ngrohtë dhe lumenj të thellë, me rrjedhë të ngadaltë uji.

https://www.facebook.com/arianmavriqi/posts/10221456650500507

(Kosova Sot Online)