Opozita lëshoi sallën, Konjufca: Kalofshi mirë, pushime të këndshme

  • G.G /
  • 12 August 2021 - 13:24
Opozita lëshoi sallën, Konjufca: Kalofshi mirë, pushime të këndshme

Deputetët nga AAK, LDK, dhe PDK kanë lëshuar sallën ku po mbahet seanca e fundit për sesionin pranveror.

Ndërsa, kryekuvendari Glauk Konjufca u ka uruar pushime të mira, deputetëve të opozitës.

“Kalofshi mirë, pushime të këndshme”, u ka thënë Konjufca deputetëve të Opozitës.

Kujtojmë që sot ishte seanca e fundit e sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)