Ish-këshilltari i Kurtit kritikon ekspertët e angazhuar në Vetting: Kjo është tallje

  • E.K /
  • 12 August 2021 - 14:59
 Ish-këshilltari i Kurtit kritikon ekspertët e angazhuar në Vetting: Kjo është tallje

Ish-këshilltari ligjor i kryeministrit Albin Kurti në qeverinë Kurti I, Durim Berisha, ka kritikuar procesin e Vettingut konkretisht ekspetët e angazhuar në hartimin e koncept-dokumentit. Berisha ka thënë se dy nga ekspertët s’kanë as përvojën minimale në sistemin e drejtësisë.

Berisha ka shkruar se njëra nga ekspertet sa ka qenë asistente në UP nuk i ka mbajtur as ushtrimet e lëndës.

“Ne cilesine e eksperteve per hartimin e koncept-dokumentit per Vettingun qenkan angazhuar dy persona qe as pervojen minimale nuk e kane ne sistem te drejtesise, e besa as nuk shquhen per ndonje arritje akademike. Njera ka qene asistente ne UP ne kohen kur isha student dhe bash asnjehere as ushtrimet nuk i ka mbajte. Pra as obligimin minimal nuk e ka permbushe. Gje qe flet shume per seriozitetin dhe perkushtimin e saj ndaj obligimeve qe merr persiper”, ka shkruar ai.

Berisha e ka quajtur tallje me procesin e Vettingut.

“Vettingu eshte proces qe kerkon qasje me serioze dhe jo nje tallje te tille. Hiç ma mire nuk ishin as anetaret tjere te Komisionit (perjashto perfaqesuesit e KPK dhe KGJK qe kane pervoje pune)”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)