Cila është mënyra më e mirë për të krijuar një firmë në Zvicër?

  • E.K /
  • 12 August 2021 - 15:34
 Cila është mënyra më e mirë për të krijuar një firmë në Zvicër?

Stabiliteti politik dhe ekonomik i Zvicrës, pozicioni i saj gjeografik në Evropë, sistemi ligjor liberal dhe monedha e saj e qëndrueshme e bën Zvicrën një vend jashtëzakonisht tërheqës për të bërë biznes dhe krijuar kompani.

Nëse po mendoni të krijoni një kompani me përgjegjësi të kufizuar në Zvicër, hapat të cilët duhet t’i ndiqni janë të shënuar qartë. Në këtë artikull udhëzues, ju do të gjeni gjithçka që duhet të dini për të filluar udhëtimin tuaj sipërmarrës në Zvicër.

Kushtetuta zvicerane lejon cilindo në Zvicër të drejtojë një biznes, të krijojë një ose të marrë pjesë financiarisht në një biznes. Sipërmarrësit në Zvicër duhet të kenë një ide të qartë biznesi para se të munden të krijojnë një kompani me përgjegjësi të kufizuar.

Mënyra më e mirë për të krijuar një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar

Keni vendosur të krijoni kompaninë tuaj me përgjegjësi të kufizuar, por keni

shumë pyetje dhe paqartësi rreth procesit. Kjo është krejt normale. Ka shumë gjëra që duhet të dini para se të filloni procesin, si zgjedhja e formës ligjore, plani i biznesit, analiza e tregut, strategjia e marketingut dhe shumë të tjera, prandaj mund të jetë e vështirë të mendoni për gjithçka vet.

Procesi për krijimin e një kompanie me përgjegjësi të kufizuar në Zvicër mund të jetë jashtëzakonisht dërrmues. Nuk dini nga të filloni, apo jo?

Për të bërë gjithçka në rregull, ne do t’i paraqesim më poshtë gjërat thelbësore që

duhet të dini në mënyrë që të filloni në mënyrë metodike dhe efikase kompaninë tuaj në Zvicër.

Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar mund të mbrojë asetet tuaja

Një avantazh i qartë i kësaj forme ligjore është mbrojtja e pronës tuaj, sepse në rast se kompania juaj pëson humbje, ju mund t’i mbuloni ato me kapitalin aksionar. Kapitali juaj privat do të mbetet i paprekur nga humbja të cilën e gjeneron biznesi juaj. Ndërkaq, në rastin kur kompania është e regjistruar si Biznes Individual, pronari përgjigjet me gjithë pasurinë private dhe të biznesit. Kjo mund të ketë efekte mjaft negative.

Kapitali minimal që kërkohet për të themeluar një GmbH/Sarl nuk është i lartë!

Kapitali minimal i kërkuar për të krijuar një kompani me përgjegjësi të kufizuar në

Zvicër është vetëm 20,000 franga zvicerane. Shumë nuk do ta kishin pritur këtë.

Për shembull, për krijimin e një shoqërie aksionare AG/SA kërkohet kapital minimal prej 100,000 franga zvicerane, e cila shumë është e shtrenjtë për shumë njerëz.

Sidomos në fazën fillestare – kush mund ta përballojë atë?

Prandaj, themelimi i një kompanie me përgjegjësi të kufizuar në Zvicër është vendim mjaft i qëlluar.

Një tjetër plus: Ashtu si te shoqëritë aksionare, edhe te Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuara është detyrim ligjor caktimi i një auditori për një GmbH. Sidoqoftë, nëse të gjithë aksionarët bien dakord, GmbH-të (Sarl) e vogla megjithatë mund të heqin dorë nga kjo detyrë.

Kërkesat për të realizuar këtë janë:

– GmbH nuk duhet të ketë më shumë se 10 punonjës me kohë të plotë.

– Totali i bilancit vjetor duhet të jetë më pak se 20 milion CHF.

– Qarkullimi vjetor nuk duhet të kalojë 40 milion CHF.

Si janë të rregulluara tatimet në Zvicër?

Çdo kompani në Zvicër tatohet në bazë vjetore nga qeveria federale duke u bazuar në profitin. Në nivelin kantonal dhe komunal duhet të paguhet një taksë shtesë, e cila bazohet në profit dhe kapital. Taksat përkatëse llogariten në bazë të profitit të shoqërisë dhe kapitalit aksionar të paguar.

Kjo do të thotë se aksionarët e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar ballafaqohen me taksim të dyfishtë ekonomik. Kjo do të thotë që secili aksionar duhet të paguajë tatimin mbi të ardhurat dhe pronën si një individ privat përveç taksave të kompanisë.

Në praktikë, megjithatë, barra tatimore e kompanisë zakonisht lehtësohet nga rritja e të ardhurave të ortakëve.

Sa kushton themelimi i një Shoqërie me Përgjegjësi të Kufizuar në Zvicër?

Kostot e formimit për një GmbH/Sarl (me një kapital formimi prej 20,000 franga) janë mes 1500 dhe 3,500 franga. Kjo varet nga kantoni në të cilin themelohet kompania dhe shërbimet këshilluese të kërkuara për këtë. Përpos kostos së noterit duhet të paguhet edhe kostoja e regjistrimit në Regjistrin e Komercit, e cila është 600 franga. Prandaj duhet ta keni parasysh nëse kostoja e regjistrimit është e përfshirë në çmim.

Procedura për themelimin e një Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar rregullohet në bazë të Kodit Zviceran të Detyrimeve (neni 772 -827). Për formimin e një GmbH, kërkohet të paktën një person fizik ose një person juridik me një kapital prej të paktën 20,000 franga.

Emri i kompanisë – a keni tashmë një ide?

Në bazën e të dhënave të regjistrit elektronik tregtar, ndërmarrësit kontrollojnë nëse emri i kompanisë tashmë ekziston. Në Zvicër nuk mund të krijohen dy kompani me emër të njëjtë, prandaj duhet të krijoni një emër unik të kompanisë suaj. Me një emër origjinal, krijues dhe përshkrues, marka e kompanisë suaj do të jetë dalluese.

Kapitali aksionar – çfarë ndodh me të?

Kapitali aksionar për GmbH/Sarl paguhet në një llogari depozite (llogari e bllokuar) në një bankë zvicerane.

Kapitali do të mbetet i depozituar atje derisa kompania të regjistrohet në regjistrin tregtar kompetent kantonal. Pas regjistrimit, fondet zhbllokohen dhe mund të përdoren për qëllime afariste.

Statutet e një Shoqërie me Përgjegjësi të Kufizuar – çfarë rregullojnë ato?

Statutet e një Shoqërie me Përgjegjësi të Kufizuar rregullojnë marrëdhëniet e brendshme të kompanisë. Ato të paktën duhet të specifikojnë emrin e kompanisë, zyrën e regjistruar, qëllimin si dhe kapitalin aksionar dhe emërtimin e tij për aksioner. Në zyrat e regjistrit tregtar kantonal përkatës ju mund të gjeni mostrat e këtyre statuteve.

Certifikimi noterial – një hap i rëndësishëm përfundimtar

Pas sqarimit të pyetjeve në lidhje me zyrën e regjistruar të kompanisë, menaxhmentin dhe auditorin, statutet e shoqërisë duhet të noterizohen.

Regjistri tregtar – GmbH-ja juaj së shpejti do të krijohet

Pas noterizimit të dokumenteve, ato mund të dorëzohen në regjistrin tregtar kantonal kompetent për regjistrim. Sapo të merret ekstrakti nga regjistri tregtar, banka e kompanisë lëshon kapitalin aksionar të bllokuar tek nënllogaria.

Kjo zakonisht nuk merr më shumë se një deri në tri javë!

Konkluzioni përfundimtar dhe këshilla jonë sekrete

Ligji fleksibil i tregut të punës, punonjësit e kualifikuar dhe ekonomia stabile në Zvicër ofrojnë avantazhe nëse dëshironi të themeloni një Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar. (GmbH/Sarl). Pra, gjithçka është në favor të hapjes së një kompanie me përgjegjësi të kufizuar në Zvicër. Kini guxim – nuk do të zhgënjeheni!

Ne kemi një këshillë tjetër super sekrete për ju: Nëse doni të hapni një kompani me përgjegjësi të kufizuar në Zvicër, ju mund ta hapni kompaninë tuaj brenda 15 ditëve nga komoditeti i shtëpisë tuaj, pa stres. Platforma NewCo ju ofron zgjidhje individuale të përshtatur për nevojat tuaja, përmes së cilës ju kurseni kohë dhe para. Me platformën NewCo ju mund ta krijoni firmën tuaj për vetëm 490 frangë, ku përfshihet dhe tarifa noteriale. Mos ngurroni të shikoni faqen e internetit për të mësuar më shumë.

(Kosova Sot Online)