Vazhdojnë ditët e nxehta: Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

  • A.P /
  • 12 August 2021 - 19:14
Vazhdojnë ditët e nxehta: Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Të premten dhe të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-34 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.


(Kosova Sot Online)