Një fuqi e padukshme sulmon rojen, kryetari i komunës i kërkon ndihmë ekspertëve

  • E.K /
  • 13 August 2021 - 09:23
 Një fuqi e padukshme sulmon rojen, kryetari i komunës i kërkon ndihmë ekspertëve

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin Armenia në pjesën lindore të Kolumbisë, ku një fuqi e padukshme sulmon rojen e ndërtesës në ndërtesën e një komune gjatë mesnatës.

Kryetari i komunës Jose Manuel Rios Morales e ka publikuar këtë video intriguese në rrjetet sociale dhe i kërkon ndihmë ekspertëve që t’i tregojnë se si ka mundësi të ndodhë një gjë e tillë.

Fuqia e padukshme e shtyn rojen për muri dhe më pas e tërheq zvarrë. Pasi erdhën kolegët e tij për ta ndihmuar, kjo fuqi u largua, ku sipas ekspertëve bëhet fjalë për aktivitet paranormal.

“Videon e keni të gjithë në dispozicion,ta konstatojë kushdo dhe të më tregoj se çfarë në të vërtetë ka ndodhur”, ka shkruar kryetari i komunës. 

(Kosova Sot Online)