Të gjithë kundër legalizimit kontrabandë të krimit urban nga Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu!

Të gjithë kundër legalizimit kontrabandë të krimit urban nga Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu!

Hajrullah Tërnava

  • 13 August 2021 - 07:38

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Tani në këto kohëra kur priten që në vjeshtë të ndodhin zgjedhjet komunale në tërë Kosovën, të gjithë kandidatët që do të konkurojnë për postet e kryetarve të komunave, pregaditen që me plane programet e tyre duke i bindur elektoratin e tyre që për periudhat sa do të qëndrojnë në ato poste, që ta bindin elektoratin e tyre që tua japin votën, prandaj edhe disa nga kryetarët që nuk do të konkurojnë ma për kryetar të qyteteve që ishin deri më tani në dy mandate sikur që bëhet fjalë për kryetarin e Prishtinës, edhe ata janë po ata që dojnë që për qëllimet e tyre ti shpëjtojnë disa procese për hirë që ti mbulojnë shkeljet ligjore-kriminale që i kanë bërë ma parë, apo që ta bindin qyetetarin se edhe ajo puna e pambaruar tani po i vjen fundi, së paku që të veprohet ashtu që popullit ti këtë bërë përshtypje se edhe në mandatin e tyre është punuar sukeseseshëm.

Tani kemi disa kandidat që e kritikojnë qeverisjen e Shpend Ahmetit si të pasukesesëshmë prandaj tani shtrohet pyetja se sa është i drejtë dhe i qëlluar kundërshtimi që po i bëhet nga kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja Uran Ismaili, tendencës së kryetarit të Komunës Prishtinës Shpend Ahmetit, dhe qeverisë së tij komunale të dështuar e korruptuar për këto 8 vjet mandat, që ta ndalojnë miratimin e Planit Zhvillimor Komunal të Prishtinës, plan ky që së bashku me hartën Zonale nuk u miratua në mënyrë të rregullt brenda këtyre 8 viteve, por po tentohet të bëhet tash dhe të kontrabandohet, sikur që ishte bërë me Planin Zhvillimor Urban më 24. 09. 2013, nga ish-qeveria komunale e Prishtinës në krye me Isa Mustafën dhe ish kryetarin e Qeverisë komunale të asaj kohe Sami Hamitin.

Prandaj kjo është një përpjekje ilegale e Shpend Ahmetit dhe e strukturës së tij të inkriminuar në qeverisjen e Prishtinës, së bashku me Shefin e krimit të organizuar te nentokes kriminale te ndertimit Dardan Sejdiun, që ta bëjnë të ligjshme aferën e madhe disa qindramilonshe në pastrimin e parasë së pistë në fushën e ndërtimeve përmes kalimit në fund të mandatit të planit zhvillimor komunal, që nuk e kanë bërë me paramendim për 8 vite të dy mandate të tyre në Qeverisje, dhe kështu ta bëjnë të ligjshëm edhe Planin Zhvillimor Urban të kontrabanduar më 24. 09 2013, në prag të zgjedhjeve komunale, plan ky që është kundërshtuar dhe nuk është njohur nga ana e Qeverisë së asaj kohe, nga Ministria e Ambientit dhe planifikimit Hapësinor e drejtuar nga Dardan Gashi, dhe nga ajo e Administratës Publike e drejtuar aso kohe nga Sllobodan Petroviq.

Po Kandidati i PDK-së Uran Ismaili ka thënë se ky plan është shumë i rëndësishëm prandaj duhet që të bëhen bashkë të gjithë asamblistët e përbërjes së tanishme komunale dhe ta ndalojnë planin i cili përcakton tetë vitet e ardhshme të Prishtinës, sepse e ardhmja e qytetit nuk duhet të vendoset në muajin e ditet e fundit të mandatit. Ai ka thënë se Qeverisja e ardhshme e Prishtinës, cilado qoftë ajo, nuk mund të humbë edhe katër vite duke u ankuar për planet që i kishte gjetur nga administrata e kaluar. Plani Zhvillimor Komunal është dokument shumë i rëndeësishëm për të ardhmen e qytetit. Ky është dokument që, përveç̧ tjerash, parasheh hapësirat ku do të ndërtohen çerdhet, shkollat, ambulancat, parqet, dhe në cilin drejtim e në çfarë mënyre do të organizohen infrastruktura, lagjet, pronat e qytetarëve dhe industria e ndërtimit, të gjitha këto fusha të cilat tash janë në zhvillim e sipër, në ndërtim pa plan, por me marrëveshje mes grupeve mafioze të ndërtimit në Prishtinë dhe Qeverisë Komunale të Shpend Ahmetit, prandaj duke vepruar me Urgjencë në fund të mandatit, Shpend Ahmeti po tenton ta arsyeton ryshfetin shumemilionesh që e ka marr nga kompanitë e ndërtimit për hapësirat e krijuara për ndërtim, duke rrënuar lagje të tëra në kryeqytet, dhe duke dhënë leje ndërtimi për ndërtime të reja kolektive në pronat e kontraktuara me pronarët privat.

Gjithesesi që do të duhej që në këtë çështje serioze, të ngritën dhe te kundërshtojnë të gjithë kandidatët tjerë për kryetar të Prishtinës, pavarësisht dallimeve politike që i kanë, por duke qenë të përkushtuar seriozisht dhe me seriozitet qeverisjeje të mirë dhe për ta zbuluar e denoncuar qeverisjen kriminale e të dështuar të Shpend Ahmetit me vartësit e tij për këto 8 viteve që po i kalon kriminalisht tani në krye të Prishtinës.

Tani, qe mos të perseritet ajo me e keqja duhet të shfrytëzohet ky moment i ngritjes së këtij shqetësimi dhe këtij kundërshtimi edhe nga ana e Qeverisë se re Kurti, që të mos lejohet përsëritja e skenarit kriminal e të kundërligjshëm të vitit 2013 nga ish-shefi I krimit te nentokes kriminale te ndertimit Sami Hamiti dhe Isa Mustafa, por të reagohet e kundërshtohet nga ana e Ministrisë se Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, sepse janë këto dy ministri të linjës që kanë të bëjnë me kontrollin dhe mbikëqyrjen e vendimeve te kryetarit dhe te Asamblesë komunale të qeverisjes komunale në nivel vendi.

Nje reagim me kohë i të gjitha institucioneve relevante, e pse jo edhe i individve, do t’i kontribonte situatës ligjore që në të ardhmën mos të përsëriten ato gabime të atyre shkeljeve ligjore kriminale, dhe njëherë e përgjithmonë përfaqësuesit e institucioneve që i kanë zgjedhur populli, ta dijnë se për punët e tyre japin llogari institucioneve ligjore të Kosovës si dhe qytetarve të tyre që i kanë zgjedhur për ato vende e pozita të punës së tyre ku tani gjinden në ato vende udhëheqëse.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".