Pamjet e frikshme, makina zë poshtë një person

  • E.K /
  • 13 August 2021 - 10:14
 Pamjet e frikshme, makina zë poshtë një person

Këto janë pamjet e frikshme të momentit kur një person është zënë poshtë një makine.

Ngjarja ka ndodhur në Londër dhe ka shkaktuar terror për dëshmitarët që kanë qenë aty.

Siç duket në video, një person ka tentuar që të hidhet në pjesën e pasme të një makine, por ka rënë në tokë.

Në këtë moment, një makinë tjetër, tip BMW që e ka ndjekur nga pas e ka kapur dhe e ka zënë poshtë rrotave.

Më pas nisi një sherr mes një grupi meshkujsh, një pjesë e të cilëve godasin shoferin dhe përpiqen që të lirojnë personin e zënë poshtë. Ngjarja zgjat për disa sekonda dhe personi lirohet pasi makina lëviz.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes dy grupeve të ndryshme.

Personi, i cili është zënë nga makina, është dëmtuar rëndë. Mësohet se ai është 20 vjeç dhe pavarësisht dëmeve të rënda që ka pësuar fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(Kosova Sot Online)