Mërgimtari nga Gjermania e sulmon vajzën e tij të mitur, Policia jep detaje

  • E.K /
  • 13 August 2021 - 10:27
 Mërgimtari nga Gjermania e sulmon vajzën e tij të mitur, Policia jep detaje

Një mërgimtar e ka rrahur vajzën e tij të mitur. Rasti ka ndodhur në Lipjan, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se të dy janë me shtetësi gjermane.

“Lipjan, 12.08.2021-14:35. Viktima femër, shtetase e Gjermanisë e moshës se mitur  ka raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i Gjermanisë-babai i saj e ka sulmuar fizikisht. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe rasti mbetet ne hetime”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)