Pikë-kalimi kufitar Merdarë, deri në 4 orë pritjet në dalje

  • 13 August 2021 - 11:20
Pikë-kalimi kufitar Merdarë, deri në 4 orë pritjet në dalje

Qendra kombëtare për menaxhim kufitar sërish ka njoftuar për pritje të gjata në kufij, ku në pikë-kalimin kufitar në Merdarë, pritjet në dalje janë deri në katër orë.

Sipas kësaj qendre pritjet në Jarinje janë deri në dy orë në dalje, ndërsa te Dheu i Bardhë 30 minuta dhe në Vërmicë 40 minuta.

Pikat e Kalimit Kufitar: Hyrje (min) Dalje (min)

Merdarë 05-10 220 – 240

Jarinje 10-15 90 – 120

Mutivodë 05-10 100 – 120

Bernjak 05-10 05 – 10

Dheu i Bardhë 05 – 10 25 – 30

Vërmicë 05 – 10 35 – 40

Muçibabë 03 – 05 03 – 05.

(Kosova Sot Online)